Kohë pandemie/ Hyrje-daljet në kufi, sa shqiptarë dhe të huaj kanë ikur dhe kanë ardhur

Që prej 9 marsit, Shqipëria është në izolim të plotë. Linjat ajrore janë pezulluar, por gjithsesi ka pasur lëvizje në pikat kufitare të Shqipërinë. Sipas Institutit të Statistikës, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2020 kapin shifrën e 272 mijë e 514 persona. Krahasuar me Mars 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,8 për qind.
Në Mars të vitit 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 95 mijë e 321, me një rënie të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë tre muajve të pare të vitit 2020 është 573 mijë e 723, duke rënë me 17,5 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në Mars 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA krahasuar me Mars 2019.
Ndërsa përgjatë tre muajve të parë 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri ka qenë sërish Anglia, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit mars 2020 janë 284 e 929 duke shënuar një rënie me 60,9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.