Edhe 5 infermierë fitojnë betejën me Covid, në total 47 personel shëndetësor janë shëruar

Edhe 5 infermiere në Kukës dhe Fier kanë fituar betejën me Covid-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 persona, në total 47 janë personel shëndetësor që kanë fituar betejën me Covid.
Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit.
Janë 47 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh”, shkruan Manastirliu.