Kryeepidemiologjisti i Suedisë: Ja përse karantinimi nuk do të kishte pasur efekt te ne

Karantinimi mund të mos kishte shpëtuar jetë në Suedi, duke qenë se gjysma e vdekjeve janë në azilet e pleqve, ku tashmë vizitat janë anuluar.

Ky është opinioni i specialistit kryesor të shëndetësisë, epidemiologjistit, Anders Tegnell, i cili u shpreh se ishte e vështirë për të kuptuar se si një karantinim total mund të kishte ndaluar shpërndarjen e virusit në azile.

Në Suedi gjithsesi, ka masa të reduktuara ndërkohë që shkollat, baret, dyqanet dhe restorantet janë ende hapur

Qeveria këshillon njerëzit që të lajnë duart dhe të praktikojnë distancimin social, por shumica e masave nuk janë të ashpra.

Në këtë shtet ka pasur më pak raste se sa në Britani, por numri i infeksioneve dhe i vdekjeve ka qenë më i madh krahasuar me vendet e tjera skandinave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT