Diagnostikim politik…
Nga Ervin LERA

U zgjova në mëngjes me kollë, rrufë dhe të dridhura (ndoshta ethe, ndoshta pak frikë).
Menjëherë ndeza televizorin të këshillohem me këshillat zyrtare pandemike!!!
I pari lajm që më doli në ekran ishte nga Ministria e Arsimit: Vazhdojnë leksionet dhe mësimet online. Jemi gati për të kthyer në auditorë dhe në shkolla të gjithë studentët dhe nxënësit. Çdo gjë është gati dhe mirëpresim studentët dhe nxënësit., por, duhet ende t’i bindemi një urdhri të dytë. Ishte vetë superministria e re e arsimit, e cila zëvendësoi të shkarkuarën pas protestave të studentëve. Shumë stoike në qëndrimin e saj të ftohtë para mediave dhe të papërgatiturve gazetarë, para mbipërgatitjes së saj profesionale arsimdashëse dhe e mirorientuar për rikthimin në shkolla…
Prita me durim dhe ankth për t’u drejtuar te numri i covid-urgjencës, 127.
Më doli një ish politikan – ish mjek. Mos besoni qeverinë. Të gjithë jeni të infektuar. Qeveria po mashtron me deklarimin jotransparent të situatës. Më duket se dikur ka qënë edhe ministër, por, koalicioni. Nga ish profesioni më bëri të ngutem dhe të marr telefonin e të formoj numrin e covid – urgjencës, 127.
Pa më lënë kohë të marr në dorë telefonin, në ekran u shfaq një denoncim horror mbi situatën covidiane në vend.,: po fshihen vdekjet nga ana e shtetit, familjarëve dhe kujtdo që është në dijeni. Profesioni: mjek i shkëlqyer (ne vaktit të vet, politikan, etj etj etj…). Është pak të them se u dhje*a. Aq shumë u hutova sa edhe telefoni më ra nga dora e nuk mund ta përdorja më, por edhe rashë ulur mbi divanin aspak komod për të dhënë shpirt.
Lajmet dashamirëse për të paralajmëruar vdekjen nuk përfunduan me kaq. Shpresat për të vuajtur i buzëqeshur (gajasur) transmetoheshin rradhë pa fund. Mu kujtua një emër tipik shqiptar; Sose, por ndoshta nuk kishte ardhur ende rradha që të soseshe kujdesi para vdekjes masive të kamufluar nga qeveria dhe masat e padrejta dhe ta pamenduara.
I hutuar (më shumë i trembur dhe duardridhur nga frika), nuk po zgjidhja dot të përdorja fuqitë e mekura në gishtërinj, për të fikur televizorin, apo për të telefonuar covid – urgjencën, 127?
Do të vij sa të kalojë kjo dhe do t’ju puth., mos ki merak do vijë Lali dhe do të puth pas disa javësh se tani nuk lejohet… Ati i Shenjtë i Vatikanit mendova!?. Jo, përsëri m’u desh të mendohem se ç’të bëj. Ishte kryeqytetari i kryeqytetit.
Dëgjova dhe pafund të tjera me tendera, ndihma plot e ndihma gjysmake, ndihma pa fund e ndihma me lista partish, shumë fare dëgjova.
Krejt pa njoftuar, doli dhe këshilloi edhe një tjetër se, për çdo simptomë të dyshimtë, duhet t’i drejtohemi andrologut dhe gjinekologut. Kjo i vuri kapak të gjithave. Nuk dija akoma të kisha probleme andrologjike dhe më keq akoma gjinekologjike…, ky virus i mallkuar edhe pse të pret fuqitë të bëka të kalosh edhe ylberin!!!???… qënka dhe sqimatar coronavurusi. Po hëngre hudhra nuk të qaset afër, sepse ka ndot nga era e rëndë e gojës…, CDC dhe OBSH të marrë parasysh ta quajë kodosh – virus dhe jo coronavirus.
Në djall thashë. Kur nuk po del Najada, Adela, Arjani, Tritani, Skënderi, Rolandi… (ndjesë të gjithë atyre që nuk i kam përmendur), çmë duhet të merrem me tv. Telefonova doktor Arjanin; Jam gdhirë me rrufë, kollë dhe dridhje, për të tërhequr vëmendjen shtova, kam edhe diare. Mos u shqetëso fare. As mos telefono 127. Ke parë televizor? Kujdes programet që zgjedh sepse ato po të bëjnë të të shpëtojë nga padija dhe frika… (SHQIP)