Bashkëpunimi për Kodin Penal me Qeverinë/ Meta flet për manifestimin e 2 marsit: Do të jetë koherenca ime për…!

Presidenti i vendit Ilir Meta i pyetur në lidhje me qëndrimet e tij në raport me mazhorancën dhe manifestimin e 2 marsit, teksa kohët e fundit, bashkëpunimi për shkak të situatës me Qeverinë për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal, është parë si një “pranverë” në marrëdhëniet midis tyre.
Ndërkohë që kujtojmë se përpara pandemisë, raportet e institucionit të Presidentit kanë qenë në kulmin e përplasjes për shkak se kreu i shtetit akuzon qeverinë për kapjen e institucioneve kushtetuese.
Meta tha në intervistën e tij për “Nova Media” tha se “çdo keqkuptim që bëhet midis qëndrimeve të Presidentit me manifestimin e 2 marsit dhe me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal është spekulative, për të treguar sikur këtu ka një inkoherencë, ndërkohë që është krejt e kundërta”.
Meta thekson se bëhet fjalë për dy situata të ndryshme dhe kriza nga pandemia kërkonte bashkëpunim. “Duhet të kuptojmë që janë dy situata të ndryshme. Koherenca ime në mbrojtjen e Kushtetutës ka qenë dhe do të jetë e përhershme. Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, dua t’ju sqaroj se ka pasur një boshllëk dhe për këtë arsye një grup i deputetëve të mazhorancës ndërmori një nismë të papritur që krijoi shqetësim.
Ndërkohë pas këtyre shqetësimeve mazhoranca kërkoi bashkëpunim në këtë rast. Duhet të kuptojmë që Presidenti kishte dy zgjidhje: që të mos bashkëpunonte paraprakisht dhe kur Kuvendi t’i bënte fakt të kryer këto ndryshime, Presidenti t’i kthente dhe mazhoranca t’i kalonte sërish. Por nuk mendoj se në rrethanat aktuale ky do ishte një vendim i drejtë nga ana ime në raport me interesin e përgjithshëm publik”.