Do të hapet të hënën si pjesë e bashkive të gjelbërta, por a është Gjirokastra vatër e re koronavirusi? Testohen 25 doganierë, mjekë e inspektorë

Kryeministri Rama lajmëroi sot se disa bashki të konsideruara të gjelbërta për shkak se nuk janë shfaqur raste me koronavirus, do të hapen gradualisht nga e hëna, datë 27 prill.

Mirëpo, një tjetër lajm vjen mbrëmjen e sotme nga Gjirokastra, aty ku shërbimet mjekësore janë vënë në alarm pasi një emigrant i kthyer nga Greqia ditë më parë, i karantinuar në një hotel në Përmet, ka shfaqur dje simptoma të koronavirusit dhe pasi i është marrë tamponi ka rezultuar pozotiv.

Ora News raporton se gjatë ditës së sotme u është marrë tamponi 25 personave, mes tyre doganierë të doganës së Kakavijës nga ku ka kaluar i infektuari dhe emigrantët e tjerë të riatdhesuar, inspektorë, mjekë, sanitarë dhe staf spitalor i spitalit të Gjirokastrës. Rezultatet e analizave të tyre pritet të dalin pas mesante ose ditën e nesërme.

Vetë kryeministri Rama gjatë një takimi online që bëri me kryebashkiakët e bashkive të gjelbërta, kërkoi që ata të angazhohen personalisht për zbatimin e masave në mënyrë që zonat e gjelbërta të kthehen në zona të kuqe. Sipas Ramës nëse në këto zona shfaqen raste të reja me koronavirus do të mbyllen menjëherë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT