Të gjithë në një avion, Klosi: Në fund maji nisin Charter-at e parë me turistë. Këtë vit s’ka shkuma-party

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në “Report Tv” tha se nëse pandemia e koronavirusit në vend mbahet nën kontroll,nga fundi i muajit maj ose në fillim të qershorit më Shqipëri do të vijnë turistet e parë.
Klosi theksoi se charter-at e parë me turistë do të duhet që të vijnë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social, edhe pse të gjithë do të jenë të njëjtin avion dhe ulëset zor se janë ngjitur njëra me tjetrën dhe hapësira e rekomanduar është e pamundur që të ruhet.
“Në fund të muajit maj ose fillim qershori nëse gjërat shkojnë kështu siç mendojnë se po shkojnë do të fillojnë Charter-at e parë me udhëtim të dedikuar dhe me kontrolle shumë strikte me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës, distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirtë, por edhe një turizëm që do të fillojë të mbajë të gjithë sistemin e turizmin.
Pra shpresojmë të nisim me Charter-at e parë, kompanitë e transportit dhe prenotimet e para. Me këto kushte që kemi por pa humbur vigjilencën ne do të kemi padyshim dhe këtë vit turizëm të organizuara”, tha Klosi.
Më tej, Klosi shtoi se nga kjo verë nuk duhet pritur festa të mëdha, disko me njerëz apo schuma-party, ashtu siç ndodh në plazhet e vendit.
“Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë, nuk do të kemi organizim e të madh e festa të madha. disko apo schuma-party, por struktura që duhet të menaxhohen në mënyrë shumë të organizuar për të ruajtur higjienën dhe distancimin. Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party”-shtoi ministri.