“Kur të kaloj në Formula 1, do bëj shqiponjën”
PILOTI SHQIPTAR I FORMULA 3

Shqiptarët kanë ecur përpara në fusha të ndryshme, përfshi edhe sportin. Megjithatë, në elitën e automobilizmit nuk kemi parë asnjë përfaqësues të kombit tonë.
Por jo larg është dita kur një shqiptar do të garojë në Formula 1.
Lirim Zendeli me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, është një nga talentet e së ardhmes, që garon në Formula 3. 20-vjecari po rritet dita-ditës dhe nuk është habi që shpejt të garojë në majat më të larta. Zendeli nuk e harron origjinën e tij. Në një intervistë për “A2News”, piloti shprehet se do të ngjitet brenda pak vitesh dhe do të bëj shqiponjën në podium.
