A dështoi Ministria me testet? Shehu: Po shtohet rastet e “çuditshme” me Covid-19

E shtuna e sotme pati një rritje të raste të të prekurve nga Covid-19, çka ngritën pikëpyetje mbi strategjinë që po ndjekin institucionet shtetërore për testimet dhe gjurmimin e rasteve. Vetë ministria për herë të parë ngriti pranoi se në 34 rastet e reja me rritjen e numrit të testimeve në 234 gjithsej brenda 24 orëve dhe se pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve pozitive të mëparshme. Për ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu pavarësisht këtyre fakteve ministria e Shëndetësisë nuk shqetësohet dhe pse kemi një rritje të rasteve ku edhe kurba e të prekurve shfaqet me oshilacione.
” Në fakt vetë ecuria e “kurbës” sonë në të gjithë këtë periudhe me zigzaget e mëdha të përditeshme te saj, tregon se diçka thelbesore nuk funksionon në dedektimin e infeksionit, në ndjekjen e rasteve të kontaktit, për mungesën thellësisht dëmtuese të testimeve dhe të një metodike lineare zbulimi”, shprehet Shehu.
Ish-ministri i Shëndetësise thekson se “dua t’i kujtoj Ministrisë që edhe rastet e zbuluara sot, pavarësisht janë simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni në vetvete e duhen ndjekur të gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditësh”. Ai publikon dhe disa grafikë mbi kurbën e rasteve të prekurve në Shqipëri.
Reagimi i plotë
Rastet shtohen me një kurbë të “çuditshme”, Ministria nuk shqetësohet!! Siç u komunikua sot, kemi një shtim të ndjeshëm të rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!!
Dhe Ministria e Shëndetësisë nuk shqetësohet, por “qetëson” se:
1-Rastet e reja qenkan në shumicë asimptomatike, duke harruar se pikërisht këta të prekur janë më të rrezikshëm për përhapjen e infeksionit.
2- Duke u shfajësuar me argumentin se këta janë të infektuar nga pacientë të mëparshëm të prekur. Unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër infektimi, veçse nqs mendohet edhe nga Lakuriqtë e Natës!!
Në fakt vetë ecuria e “kurbës” sonë në të gjithë këtë periudhe me zigzaget e mëdha të përditeshme te saj, tregon se diçka thelbesore nuk funksionon në dedektimin e infeksionit, në ndjekjen e rasteve të kontaktit, për mungesën thellësisht dëmtuese të testimeve dhe të një metodike lineare zbulimi.
Së dyti, unë dua t’i kujtoj Ministrisë që edhe rastet e zbuluara sot, pavarësisht janë simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni në vetvete e duhen ndjekur të gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditësh.
E kuptoj që ndoshta këto janë si shumë për ata që mendojnë të njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose më shume pak prej tyre!!
Testimet nuk shtojnë infeksionet e as epideminë, ato janë të vetmet që evidentojnë realitetin, identifikojnë të prekurit dhe të krijojnë mundësinë të pengosh përhapjen e tij dhe te mjekosh të sëmurët. Dikush mund të më thotë ka vende ”pa të infektuar” dhe pa testime…po, është Jemeni!

