OBSH bën paralajmërimin e fortë për ata që kanë kaluar koronavirusin

Në kuadër të luftës ndaj Pandemisë së koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se nuk ka asnjë provë që infektimi të jep imunitet.
Pra, personat të cilët janë shëruar nga Covid 19, nuk është e thënë që të kenë anti-trupa që t’i mbrojë nga një infektim i dytë.
“Njerëzit të cilët supozojnë se janë imunë ndaj një infeksioni të dytë sepse kanë marrë një rezultat pozitiv të testit, mund të injorojnë këshillat e shëndetit publik“, tha OBSH. “Përdorimi i një çertifikate të tillë mund të rrisë rrezikun e transmetimit të vazhdueshëm”, paralajmëruan zyrtarë të kësaj organizate.
Në një dokument të publikuar orët e fundit OBSH shprehet se në këtë pikë të Pandemisë nuk ka prova të mjaftueshme për efikasitetin e imunitetit të anti-trupave për të garantuar pasjen e pasaportës së imunitetit apo të një certifikate që të mbron nga rreziku. /abcnews.al
Lexo Organizata Botërore e Shëndetësisë