Sa kohë duhet për t’u rikuperuar pas infektimit me koronavirus

Marre nga: BBC

Kryeministri britanik Boris Johnson është gati të rikthehet në punë, pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Mirëpo, për shumë pacientë do të duhet një kohë e gjatë për ta marrë veten plotësisht nga ky virus që ka mbërthyer botën. Saktësisht nuk dihet koha e rikuperimit, pasi së pari ajo varet nga personi i sëmurë dhe gjendja në të cilën ai ndodhet.

Disa njerëz do ta kalojnë sëmundjen më shpejt, ndërsa te disa të tjerë mund të lerë probleme që kërkojnë një periudhë të gjatë rikuperimi.

Mosha, gjinia dhe problemet e tjera shëndetësore janë një faktor i rëndësishëm që ndikojnë në gjendjen e të prekurve me COVID-19. Sa më invaziv të jetë trajtimi që pacientët marrin, aq më shumë kohë duhet që njerëzit të marrin veten.

Nëse keni simptoma të lehta

Shumica e njerëzve që infektohen me Covid-19 do kenë vetëm ethe dhe kollë. Kjo shkakton dhimbje trupi, lodhje, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.

Kolla është e thatë dhe e fortë, duke u bërë mjaft shqetësuese. Këto simptoma trajtohen me pushim në shtrat, shumë lëngje dhe paracetamol.

Nëse keni simptoma më serioze

Sëmundja mund të bëhet shumë më serioze për disa. Kjo zgjat 7 deri në 10 ditë Transformimi mund të jetë i papritur. Frymëmarrja bëhet e vështirë dhe mushkëritë acarohen. Disa njerëz mund të oërfundojnë në spital për t’u trajtuar me oksigjen.

Në këtë rast, sipas specialistëve duhen dy deri në tetë javë për t’u rikuperuar.

Nëse kanë nevojë për terapi intensive

OBSH thekson se 1 një 20 persona të prekur nga koronavirusi ka nevojë për trajtim intesiv. Nëse personat arrijnë të shpëtojnë nga kjo gjendje, atyre do u duhet shumë kohë për ta marrë veten.

Dr Alison Pittard, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv, thotë se mund të duhen 12 deri në 18 muaj për t’u rikthyer në normale, nëse arrijnë të mbijetojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT