“Ju sëra e politikanëve…”, Mjeku Kalo tregon PPP-të për kohën e koronavirusit

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili ndodhet si pjesë e Task-Forcës së ngritur nga strukturat shëndetësore për masat marra në mos përhapjen e koronavirusit është përherë kritik ndaj qëndrimeve që po mbajnë politikanët e dtë dyjave kahëve në lidhje me këtë situatë që po përjeton Shqipëria.
Me anë të një statusi në Facebook, Kalo, i bën thirrje që të bëhet më pak politikë dhe t’i lënë mënjanë sherrnajat ndërmjet tyre.
Postimi i plotë
Koha COVIDIANE kërkon nga të gjithë ju sëra e politikbërësve më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita.
Po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: 1 Profesionalizëm, 2- Punë e 3- Përkushtim, si e vetmja PPP të cilën unë dhe sëra ime e Mantelbardhëve njeh dhe mbështet fuqishëm. “Shqipëria nuk bëhet pa shqiptarët” – shprehej dikur Rilindasi i vërtetë, Sami Frashëri.
Nuk jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona. jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë, e paçmimtë….Nëse ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “Flamë mbarëbotërore”.
JU DUAM SHUMË dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjesëtarët e familjeve tona. Jemi aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën COVID-19. Ne bashkë do të mundet të ja dalim mbanë, por bashkë e vetëm bashkë!
