Studentët në auditore gjatë verës, zv. ministri: Viti akademik mund të zgjatet deri në shtator

Gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.

Në një intervistë me TV Klan, zv/ministri i Arsimit, Oltian Rrumbullaku tha se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në Shtator.

Përsa i përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.

Ashtu si sistemi parauniveristar, edhe shkollat e larta kanë zhvilluar online procesin e dhënies së leksioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT