Demalia: Trump pro një marrëveshje shqiptarë-serbë në favor të Serbisë, shqiptarët në Amerikë të votojnë demokratët

Kritik me zhivillimet në dy shtetet shqiptare, Ilir Demalia, thotë se shqiptarët kanë mbetur në kuadrin e patriotizmit folklorik: Shqiponja me duar dhe thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptarë”.

Në gjykimin e tij nëse flitet për interesat e Shqipërisë, shqiptarët nuk kanë as koshiencë kombëtare dhe as moral kombëtar.

Duke e parë çështjen shqiptare në një plan më të gjerë dhe me fokus kryesor Kosovën, analisti Demalia për Ora News e thotë shkoqur se administrata Trump po synon me çdo kusht arritjen e një marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve, që dukshëm është në favor të këtyre të fundit.

E duke qenë se SHBA është në një vit zgjedhor ai fton komunitetin shqiptar atje të votojnë demokratët, pasi siç thotë ai, ata kanë qenë më të lidhur me çështjen shqiptare, mjafton të nënvizojmë rolin e Klinton në çlirimin e Kosovës.

Demalia: Kjo është historia jonë.Shqiptarë i bëjnë duart si shqiponjë dhe bërtasin “O sa mirë me qenë shqiptar” por kur vjen puna për Shqipërinë nuk kanë as koshiencë kombëtare dhe as moral kombëtar. Kjo është e vërteta, shikoni gjendjen e dy shteteve shqiptare dhe është e tmerrshme. Kur vjen puna pastaj themi po na e bëjnë këtë dhe atë. Shqiptarët edhe në Amerikë në këtë vit zgjedhjesh për interesin e vendit nga vinë duhet të votojnë për demokratët për arsye se demokratët kanë qenë më të lidhur me çështjet shqiptare, duke filluar që nga Eliot Engel, Joe Biden etj etj. Kurse kjo administratë sot absolutisht jo. Presidenti Trump në konferencën e para tre ditëve kur e pyetën për Vladimir Putin tha se është miku i tij më i mirë dhe totalisht xhentellmën. Në këtë situatë ai do të arrijë marrëveshjen në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve që dukshëm është në favor të serbëve./OraNews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT