Korridori Karaburun-Sazan, pasuria e rrallë e Shqipërisë që u shërben trafikantëve shqiptarë

Në jo pak raste, trafikantët shqiptarë gjejnë të gjitha mundësitë jo vetëm për t’i shpëtuar Policisë, por edhe për ta ccuar deri në fund misionin e tyre. Grupet kriminale shqiptare gjejnë bashkëpunëtorë edhe në Greqi, apo Itali dhe në të gjitha rastet ajo që i lidh është trafiku detar i drogës, apo qënieve njerëzore, sidomos këtyre të fundit, shumë prej të cilëve të mbërritur në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.
Dhe në tentativë për të shkuar në vende të tjera të Bashkimit Evropian bien në duart e grupeme mafioze. Gjithsesi, një korridor që së pari ndikon për humbjen e gjurmëve dhe së dyti për largimin pa mundim të gomoneve apo skafeve është Karaburun-Sazan, dhe sigurisht me destinacion final Italinë fqinje.
Ndonëse është pjesë e Parkut Kombëtar, dhe që duhet të ruhet nga shteti nuk ka ndodhur kështu, edhe pse pa as më të voglin dyshim që ky park është një pasuri e rrallë e Shqipërisë.
Dhjetë vite më parë Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan u shpall parku detar kombëtar i vetëm i Shqipërisë. Parku mbulon një sipërfaqe detare që shtrihet 1.9 km përgjatë bregdetit të gadishullit të Karaburunit dhe Sazanit afër Gjirit të Vlorës, është 16 kilometra i gjatë, dhe mbulon një sipërfaqe prej gjithsej 12,428 ha.
Gadishulli i Karaburunit në vetvete është një Rezervë Natyrore ndërsa ishulli i Sazanit është një zonë ushtarake në Shqipëri. Në korrik 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Aty jetojnë 36 lloje specie detare me rëndësi ndërkombëtare, pjesë e listës së llojeve të rrezikuara. Parku është korridor i rëndësishëm i specieve si Breshka e detit, Foka e Mesdheut, Delfinë, Peshkaqenë. Ruajtja e habitatit të parkut është objektiv i punës së Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura.