Itali/ Vazhdon të përmirësohet situata, 333 të vdekur dhe 1696 të shëruar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 333 persona dhe janë shëruar 1696 pacientë për shkak të COVID-19.

Vendi po shkon drejt përfundimit të fazës së parë ndërsa lufta ndaj koronavirusit vazhdon. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 26 977.

Gjithashtu janë regjistruar 1739 raste pozitive më shumë, e numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka arritur më 199 414.

Aktualisht pacientë pozitiv me koronavirus janë 105 813, 290 më pak se një ditë më parë.

Duhet thënë se nga dita në ditë përmirësohet gjendja e pacientëve, e numri i personave të shëruar deri më sot nga virusi është 66 624.

Pas muajsh lufte ndaj COVID-19, duket se Italia po arrin ta mposhtë virusin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT