“4 vrasje në pak orë”/ Salianji: Rendi dhe siguria publike kanë degraduar, qeveria izolon të varfrit

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, reagoi pas 4 vrasjeve të ndodhura në vend në pak orë sot, që sipas tij janë tregues i degradimit të shtetit. Sipas tij, ndërsa në rrugë ka krim, policia dhe ushtria nxirren për të izoluar të varfrit.

“Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.

Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me shoë po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.

Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.”, ishte reagimi i Salianjit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT