Kosova mbledh 680 mijë euro donacione për COVID-19, 150 mijë euro vetëm nga një donator i Shqipërisë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova ka mbledhur 680 mijë euro nga donacionet për të luftuar COVID-19.

Por nga Shqipëria ka pasur vetëm 1 donator, por ai ka fiancuar gati 1/5 e donacionit të përgjithshëm, 150 mijë euro.

Postimi i plote:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:
Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 119 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.

Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT