Covid-19/Sot 82 shqiptarë u riatdhesuan nga Viena, qytetarët ankohen për çmimet

Ishin 82 shqiptarë qe janë riatdhesuar ditën e sotme përmes fluturimit nga Viena në Tiranë.

Për Report Tv ato janë shprehur se prej muajsh ishin në pritje për tu rikthyer në atdhe ndonëse një pjesë e tyre u shprehën se çmimet e vendosura për riatdhesim janë paksa të shtrenjta.

Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë kufinjve si pasojë e Covid-19 ka vijuar edhe këtë të hënë nëpërmjet një fluturimi Vienë-Tiranë ku u riatdhesuan 82 shtetas shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT