Fasoneritë në Krujë vatra “të nxehta”, 3 punonjës të tjerë të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar edhe 5 persona të tjerë të infektuar me COVID-19 në Krujë.
3 nga rastet e reja janë punonjës të një fasonerie, ndërsa 2 raste e tjera janë familjarë të rasteve që janë konfirmuar më herët me COVID-19.
Numri total i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 97.
Javët e fundit në këtë qark është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, pasi fasoneritë në këtë zonë janë vatra “të nxehta” infeksioni.
Sot, për këtë çështje, sot kreu i shtetit, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë, që të mbështetë në veçanti sektorin e fasonerisë, ku janë shfaqur mjaft probleme kohët e fundit.
Aktualisht në vend janë të infektuar 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar.
Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.