Doktor Çelaj: Në SHBA kanë vdekur më shumë shqiptarë se sa në Kosovë

Kardiologu Sulejman Çelaj deklaroi se në SHBA kanë vdekur më shumë shqiptarë se sa në Kosovë për shkak të COVID-19.  Ai është drejtor në Departamentin e Kardiologjisë në një spital në Bronx të New York-ut.

“Fatkeqësisht në New York, New Jersey dhe Connecticut numri i të vdekurve shqiptarë është më i madh se numri i të vdekurve në Kosovë. Është për të ardhur keq se si një komunitet kaq i vogël si shqiptarët kanë një numër kaq të madh të viktimave nga COVID-19”, tha Çelaj për RTV Dukagjini.

Çelaj thotë se si në SHBA ashtu edhe në gjithë botën të dhënat japin shpresë pasi shihet një rënie e numrit të vdekjeve dhe të prekurve me koronavirus.

Në lidhje me presidentin Donald Trump doktori u shpreh se ai është një biznesmen i zoti por nuk ka njohuri në fushën e mjekësisë.

“Mos i merrni për bazë deklaratat e Presidentit Trump në lidhje me COVID-19”, deklaroi Çelaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT