Shkurtim pagash e pensionesh nga kriza? Ja çfarë thotë ministrja Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur sot mbi idenë e hedhur nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj mbi përgjysmimin e pagave, nëse kjo ishte ndonjë skenar i qeverisë për t’u aplikuar si pjesë e fazës së tretë.

Beqaj ka hedhur në media idenë e uljes së pagave në administratën shtetërore deri në 20% apo dhe më tepër në përballimin e krizës së krijuar nga pandamia e koronavirusit.

““Nuk ka një diskutim të tillë, çdo deputet është i lirë të bëjë propozimet e tij. Ne do të ishim shumë të kujdesshëm të preknim pagat. Çka është duke u menduar, është trajtimi që do të shohim për gjatë gjithë kohës jo vetëm për këto muaj, sepse adminisrrata publike do të ridimensionojë edhe pjesën e punës nga shtëpia. Nuk ka një diskutim konkret për të thënë që kjo është një alternativë. Në fund të majit dhe në fillim të qershorit grupi i punës do të shohë ku jemi në raport me të ardhurat dhe do të shohim shpenzimet. Nëse marrim hierarkinë e shpenzimeve kjo nuk do të ishte e para, madje do të ishte e fundit”, “, u shpreh ministrja në emisionin Open. Sipas saj, në qeveri nuk është disktuar asnjë nismë e tillë.

Ideja për prekjen e pagave u pat hedhur edhe nga kryeministri Edi Rama në deklarimet në muajin mars, si pjesë e skenareve të përballimin e situatës, nëse situata e krizës do të vazhdonte përtej qershorit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se nga 60 mijë e 790 qytetarë të cilët janë aprovuar për paketën e parë, deri në këto momente, 54 mijë prej tyre janë disbursuar, çka do të thotë se e kanë marrë tashmë pagën e luftës.

“Nga të gjithë personat e paketës së parë vetëm 191 persona nuk janë proceduar ende, nga 60 mijë e 790 të aprovuar, nga të cilat sot janë të disbursuar 54 mijë. Diferenca mes të aprovuarve dhe të disbursuarve është në kufirin e një apo dy ditëve”, u shpreh Denaj.

E pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me raportet e masave shtrënguese dhe humbjeve financiare, Denaj tha: “Mbyllja është rezultat i një pune të një grupi ekspertësh që kanë vlerësuar jo situatën ekonomike, por jetën e njerëzve. Megjithatë ekonomia është zgjeruar në qasjen ndaj hapjes dhe kjo nuk ka ardhur vetëm si rezultat i frikës së njerëzve, por dhe studimit që ka bërë grupi që kjo hapje graduale të mos krijojë një rikthim. Nuk ka sot asnjë vend në botë që të mos ketë pasur një efekt ekonomik”, u shpreh Denaj duke thënë se pagesa e vendosur prej 26 mijë lekësh është vendosur mbi bazën e pagës minimale me synim përfshirjen e sa më shumë njerëzve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT