Edhe 24 të shëruar sot, detajet e reja: Ja sa pacientë aktivë ka në vend, vetëm 10% e tyre në dy spitalet. Pjesa tjetër…

Nderkohe qe numri i te prekurve me koronavirus shenon rritje nga dita ne dite, lajme te mira vijne per ata paciente qe sherohen dhe e fitojne betejen me semundjen.
Ne deklaraten e sotme te Ministrise se Shendetesise, specialistaj e ISHP-se, Dr. Eugena Tomini, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.
Sipas saj, nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.
“Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar”- tha ajo.