Rama sulmon Beqajn: Nuk ka prekje të pagave dhe pensioneve

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ketë ulje të pagave apo pensioneve të shqiptarëve.

Shqetësimi në vend u rrit pas deklaratës së bërë nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili sugjeroi që të uleshin pagat dhe pensionet në mënyrë që të shmanget ngërçi ekonomik. Nga shumë ky u konsiderua si një plan i mazhorancës.

“E bëj të qartë që nuk do të ketë prekje të pagave apo pensioneve. Janë shtuar akuzat për një plan kriminal në dëm të shqiptarëve në lidhje me këtë, apo se qeveria nuk mendon për qytetarët nga persona të caktuar, por këto akuza nuk duhet të merren tjetër, veçse me të qeshur”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT