Dokumenti/ Vaksina ant Covid-19, zbulohet marrëveshja e BE me Shqipërinë

Bashkimi Europian do të organizojë një blerje të organizuar për vaksinën e re anti Covid-19 për të gjitha shtetet anëtare. Kjo do të realizohet mbi bazën e dokumentit të posaçëm “Marrëveshje e përbashkët prokurimi për prokurimin e kundërmasave mjekësore”.
Ajo është e lidhur nga Komisioni Evropian (“Komisioni”), i cili është përfaqësuar për qëllimet e saj nga Komisioneri Evropian për Shëndetin, Tonio Borg dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin dhe Konsumatorët, Paola Testori Coggi me 28 shtetet anëtare.
Gazeta Shqip ka mësuar se kjo marrëveshje i është paraqitur nga BE-ja qeverisë shqiptare, e cila e ka miratuar më 16 prill. Aktualisht pakti që synon të sigurojë vaksinën e re kundër koronavirusit pritet të miratohet nga Parlamenti shqiptar. Vendi ynë mund të përfitojë me miratimin e këtij traktati në Parlamenti jo vetëm pajisje mjekësore dhe medikamente, por edhe vaksinën anti koronavirus, ku pritet të ketë një kosto të lartë shitjeje.
Nënparagafi i dytë të nenit 168 (1) të traktatit mbi funksionimin e Bashkimit Evropian (Traktati) siguron që veprimi i Unionit, i cili do të plotësojë politikat kombëtare, do të drejtohet drejt përmirësimit të shëndetit publik, duke parandaluar sëmundjet. Një veprim i tillë do të mbulojë luftimin e kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin.
“Kërcënimet ndërkufitare si gripi pandemik mund të luftohen përmes vaksinimit, duke parandaluar sëmundje potencialisht të rënda dhe madje edhe vdekjen. Në përfundimet e saj, më 13 shtator 2010, Këshilli ka ftuar Komisionin për të raportuar dhe të zhvillojë një mekanizëm për prokurimin e përbashkët të vaksinave dhe mjekimin antiviral, e cila do të lejojë shtetet anëtare, mbi një bazë vullnetare, për të adoptuar qasje të përbashkëta për negociimin e kontratave me industrinë, që do të adresonin qartësisht ҫështje të tilla si përgjegjësia, disponueshmëria dhe ҫmimin e produkteve mjekësore si edhe konfidencialitetin”, thuhet në këtë marrëveshje.
