Përfundon misioni i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në spitalin e Breshias, gati të kthehen në Atdhe

Tridhjetë mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Breshia të Italisë për t’u ardhur në ndihmë shtetit fqinj në këtë situatë pandemie, e kanë përfunduar me sukses misionin e tyre një-mujor.
Tashmë ata janë gati të kthehen në vendlindje. Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, e cila i falenderon ata për punën e realizuar me përkushtim dhe devotshmëri.
Ringrazio ?? medici e infermieri albanesi per il lavoro e l’impegno messo in questo servizio al beneficio di tutti, a #Brescia, contro il #COVID19.
Orgogliosa di loro perche hanno compiuto la missione e stano per rientrare in Albania!
??????#Bashkë????@ItalyMFA@RegLombardia pic.twitter.com/D6folfVgCo— Anila Bitri Lani (@AnilaBitriLani) April 29, 2020
“Falënderoj mjekët dhe infermierët shqiptarë për punën dhe angazhimin e vendosur në këtë shërbim për të mirën e të gjithëve, në Brescia, kundër COVID19. Krenar për ta sepse e kanë realizuar misionin dhe janë gati të kthehen në Shqipëri!”