“Fjala e kolegut m’u duk si ajo e Grida Dumës”/ Balla i përgjigjet Bushatit: S’besoj se kur ishe në qeveri votove kundër

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili foli me tone të ashpra në Kuvend, duke dalë kundër kontratës koncesionare në Porto Romano, pasi sipas tij, qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.

Po nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’me duken mirë nga brenda”. Sipas numrit dy të PS, fjalimi i Bushatit ishte patetik thjesht për të kapur lajmin e ditës.

“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtarë i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.

Ai ka sqaruar se kontrata e koncesionit është e miratuar 6 vite më parë, dhe me konsensus të Kuvendit, natyrisht edhe qeverisë, ku Bushati ishte ministër.

“Sot kuvendi po shqyron shtesë të një kontrate të një koncesini që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu”– tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT