Detaje të reja/ Terroristi i arrestuar në Shqipëri, ja lidhja me ish-deputetin e PD

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Komron Zukhurov, terroristin e arrestuar një natë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve, terrosisti i arrestuar sot në Tiranë është i afërm i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, së fundmi Asllan Dogjani.

Report Tv kontaktoi me ish- deputetin Dogjani i cili u shpreh “Jam avokati i tij, do të flasë”.

Madje ditën që ka hyrë në Shqipëri, para dy muajsh e gjysmë, kur ka mbërritur në Rinas, personi që e kapritur në aeroport, është pikërisht bashkëjetuesja e Dogjanit.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai dyshohet se anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS.

Kujtojmë që më 15 prill  Gjermania goditi celulën terroriste, ku u theksua se një nga terroristët, Ravsan B. Kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT