Kadri Veseli takon ambasadorin shqiptar në Kosovë, kërkon hapje të kufijve: Jemi shqiptarë dhe duhet të lëvizim lirisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Ata kanë biseduar rreth gjendjes së krijuar si pasojë e Covid-19.

Kadri Veseli ndër të tjera i kërkoi ambasadorit Minxhozi që kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë të hapet, në mënyrë që qytetarët të qarkullojnë të lirë.

“Unë jam në komunikim intensiv me të gjithë bartësit e institucioneve dhe partive politike në republikën e Shqipërisë. Ne jemi shqiptarë kufiri duhet të hapet për faktin se qytetarët duan të lëvizin, siç lëvizin në Drenicë që ishim bashkërisht ashtu duhet të shkojmë edhe në Sarandë dhe Durrës, kufijtë duhet të hapen dhe të mbrohet shëndeti publik përmes ministrive tona përkatëse dhe instituteve tona kombëtare të shëndetësisë, kjo është kërkesa ime Kosova duhet të hapet nga Shqipëria, duhet bllokohen konvojat e ardhjes masive nga Serbia të cilat po e rrezikojnë vetë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Veseli.

Ndërkohë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se në këtë takim është diskutuar mundësia e hapjes së kufirit, shkruajnë mediat kosovare.

“Pata kënaqësinë sot që të pres sot në takim kryetarin Veseli, për të shkëmbyer mendime, një informacion të përbashkët lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, hapat që janë bërë dhe për një bashkëpunim të mëtutjeshëm të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, që të krijojmë premisa që në një të ardhme të shpejtë për të parë mundësinë e hapjes së kufirit të dyanshëm që shtetasit e Kosovës të shkojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, po më tepër tërheq deti në këtë aspekt dhe besoj që me këtë ecuri që ka deri tani në muajt në vazhdim të kemi lajme të mira”, thotë Minxhozi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT