Meta kundër ndërtimit të hidrocentraleve, jep mesazhin e mbrëmjes nga Këlcyra: Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se duhet ta mbrojmë lumin Vjosa, pasi është lumi i fundit i egër në Europë.

Në këtë mënyrëm, ai ka kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa dhe degët e tij.

Kreu i shtetit ka publikuar në ‘Facebook’ një foto, ku shfaqet nga Këlcyra dhe e cilëson Vjosën një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.

‘Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.

E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!

Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme’, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT