Ngjela: Gjykata Kushtetuese ka barrë të madhe, Moska e Beogradi duan destabilizimin e Kosovës

Avokat Spartak Ngjela duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, thotë se Gjykata Kushtetuese atje ka një barrë shumë të rëndë, pasi duhet të ruajë ekuilibrat e shtetit.

“… çdo të behet tani, lind problemi se çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese. Nuk e di nëse ka personalitet ajo Gjykatë. Në këto momente ka një barrë të madhe se duhet të ruaj ekuilibrat e shtetit të vetë.

Nëse ka shkelje kushtetute, ajo shpëton përplasjes shoqërore, pasi VV është lëvizje e majtë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjë kjo lëvizje, por do të krijojë destabilitet dhe destabilitetin e duan Moska dhe Beogradi”, ka thënë Ngjela në Ora Neës.

Ndërkohë, sot Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër i Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT