FAKSIMILE / Nuk preken pagat? Për 1 maj shkurtime 10-30% te Energjitika

Nje lajm i keq per te gjithe punonjesit e tre kompanive energjitike ne vend, OSHEE, OST dhe KESH. Neser, me 1 maj, diten e punetoreve, personeli i tre kompanive shteterore, nuk do te gjeje në llogarite e pagave te tyre, nga 10% deri ne 30% te rroges se muajit prill.

Paga u eshte ndaluar “deri ne perfundimin e “Gjendjes se fatkeqesise natyrore”, megjithëse janë cilesuar si punonjes ne frontin e pare te luftes anti-covid19, sebashku me mjeket dhe Policine e Shtetit.

Dje pasdite, kryeministri Edi Rama, ne komunikimin ne facebook me qytetaret, dhe numri 2 i qeverise, zv/kryeministri Erjon Brace, ne nje media private thanë se nuk do te kete ne asnje menyre ulje rrogash per punonjësit e shtetit.

Komentet ata i bënë si replikë për reagimet mbi propozimin e deputetit të PS, ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili tha më herët se ulja e pagave dhe pensioneve duhet marrë në konsideratë për të përballuar krizën e rëndë ekonomike post-Covid.

Por megjithëse njëshi dhe dyshi i qeverisë e premtuan hapur në publik mosprekjen e rrogave, në të vërtetë ka ndodhur e kunderta.

OSHEE, ka nje staf prej 7 mije punonjesish, ndersa KESH dhe OST, kane nga 700-800 punonjes secila.

Ne vendimin, e marre ne heshtje te plote thuhet se efekti i ndalimit te pagave te punonjesve me pershkallezim, nis nga data 1 prill 2020, deri ne daten 30 qershor 2020.

Per OSHEE, fasha e ndalimit te pjesshem te pages nis nga punonjesit qe paguhen nga 600 mije leke te vjetra ne muaj, deri ne pagat 3 milione leke.

Ndersa per KESH dhe OST, fasha e ndalimit te pages, nis nga niveli 850 mije leke ne muaj, deri ne mbi 2 milione leke.

Me konkretisht, te OSHEE, pershkallezimi eshte;

Nga 600 mije leke deri 1 milione leke, paga ndalet 10%
Nga 1 milione leke deri 2 milione leke, paga ndalet 20%
Nga 2 milione leke deri 3 milione leke, paga ndalet 30%

I vetmi ndryshim me kompanite KESH dhe OST, eshte fakti se fasha e ndalimit te pages, nuk nis nga 600 mije leke te vjetra, por nga 850 mije leke te vjetra.

Vetem te kompanite KESH e OST, qe kane personel sa 10% e stafit te OSHEE, do te perfitohen nga ndalimi i rrogave mbi 50 milione leke ne muaj.

“Kjo nuk eshte as hera e pare, dhe sigurisht nuk do te jete, as hera e fundit, qe drejtuesit e vendit genjejne publikisht” – shkruan gazetari Artan Hoxha që ka botuar faksimilen e vendimit në FB.

Ne foto:
1)-Vendimi dhe tabela e pagave qe ndalen nga 10% deri 30%.
2)-Premtimi i kryeministrit Rama se nuk preken pagat e administrates.
3)-Premtimi i zv/kryeministrit Brace se nuk do te kete prekje te pagave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT