Ulen vdekjet në Itali: 269 viktima nga Covid-19, boshatisen urgjencat në Bergamo

Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 269 vdekje si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.236.
Kujtojmë që ditën e djeshme janë shënuar vetëm 285 viktima, por ulja e sotme ka ngjallur më shumë shpresë për Qeverinë italiane, pasi numri i të vdekurëve brenda një dite është ulur në 269.
Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi, dhomat e urgjencës janë boshatisur.
Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.