OBSH fajëson botën për koronavirusin: Kishit mjaftueshëm kohë, ja marrëveshja me Kinën

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri një deklaratë të fuqishme ditën e premte në mbrojtje të organizatës që ai drejton dhe vendimeve të marra prej saj për çështjen e pandemisë së koronavirusit.

Në një deklaratë për shtyp në Gjenevë, Ghebreyesus u shpreh se bota kishte të gjithë kohën e nevojshme për të marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kur u shpall gjendja e emergjencës në 30 janar, pasi jashtë Kinës atëherë raportoheshin vetëm 82 raste me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Tedros, shtoi se OBSH, e cila po kërkon të udhëheqë reagimin kundër pandemisë së Covid-19, i përdori ditët para shpalljes së emergjencës për të zhvilluar një vizitë në Kinë për të mësuar më shumë në lidhje me virusin.

Gjatë kësaj vizite, ekipi i organizatës së OBSH arriti një marrëveshje inovative me Kinën për të dërguar hetues.

I pyetur për marrëdhëniet me SHBA, e cila ka ndërprerë momentalisht financimet për OBSH, Tedros u shpreh se janë në kontakte të vazhdueshme dhe po punojnë së bashku për zgjidhjen e kësaj situate.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT