FDA-ja amerikane aprovon barnën remdesivir për përdorim urgjent te pacientët me koronavirus

Administrata amerikane e Ushqimit te Barnave aprovoi këtë të premte përdorimin e remdesivir, një barnë eksperimentale, për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
FDA është në gjendje të lëshojë autorizimin e përdorimit për urgjencë (EUA) edhe në rastet kur ilaçi nuk ka kaluar të gjitha testet e nevojshme për të marrë aprovimin e FDA.
Kjo bëhet kur ilaçi mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën që aktualisht nuk mund të trajtohen në mënyra të tjera. Këtë rrugë FDA ndërmori edhe me remdesivir.
Ilaçi ndihmon në bllokimin e aktivitetit të koronavirusit të ri në qelizë.