“Çudi e madhe ëëë?”/ Rama: Teste jo e jo, por Shqipëria na del më mirë se tërë dynjaja

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zërave kritikë për menaxhimin e situatës së krijuar nga kroonavirusi në vend, duke publikuar të dhënat e “Coronavirus Worldometer”.

Me një shënim në facebook, Rama thotë se “Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”.

8b3ec51c-314e-4bd2-9692-0ecf383a570e

Postimi i plotë:

“Çudi e madhe ëëë?!?

Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar?

#KrenarpërShqipërinë?? që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë??

dhe

#FrikëngaInjoranca? që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes?”, ishte mesazhi i kryeministrit në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT