Revoltohet Silva BINO: Mania për protagonizëm ju nxjerr qesharakë, tani duhet të gëzoheshit që në Shqipëri nuk ndodhi skenari italian! Në muajt që vijnë…

Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP shpërthen në revoltë ndaj opinioneve dhe komenteve nga më të ndryshmet dhe më të larmishmet lidhur me pandeminë covid 19.

Përtej polemikave dhe ‘ekspertizave’, Bino thotë se tani të gjithë duhet të gëzoheshin që falë një pune të madhe nga ana e profesionistëve, në Shqipëri, nuk ndodhi skenari italian.

“Tani duhet të ishte momenti të gezoheshit që falë një pune të profesionistëve epidemiologë, imfesionistë, virologë në Shqiperi nuk ndodhi skenari italian. Bëni vërejtje për të permirësuar punën tani dhe në muajt që vijnë pasi sfida te reja do te kemi por ruajeni veten pasi mania per protagonizem ju nxjerr qesharakë në planin profesional pa çka se populizmi do ju mbulojë me lavde të cilat siç ngrihen ashtu dhe bien. Faktet tona nuk dalin në facebook por atje ku gjykohen më mirë në mjedsin shkencor”, shkruan Bino.REAGIMI I PLOTË I SILVA BINOS:

Njerezit mund te bejne hamendesime por kur bejne disa qe e quajne veten profesioniste ne zanatin e tyre kjo me cudit pa mase. Deri me sot nuk kam degjuar asnje opinion nga shoqata te caktuara profesioniste ne lidhje me ceshtje te caktuara te infeksionit te cilat debatohen midis profesiostesh dhe dalin me konkluzione. E kuptoj fare mire qe te gjithe jane infeksioniste, virologe dhe epidemiologe ne kete moment. Semundjet infektive jane iteresante te besh opionistin por kjo vlen per ata qe nuk jane profesioniste e jo per ata qe e konsiderojne veten te tille. Tani duhet te ishte momenti te te gezoheshit qe fale nje pune te profesionisteve epidemiologe, imfesioniste, virologe ne Shqiperi nuk ndodhi skenari italian. Beni verejtje per te permiresuan punen tani dhe ne muajt qe vijne pasi sfida te reja do te kemi por ruajeni veten pasi mania per protagonizem ju nxjer qesharake ne planin profesional pa cka se populizmi do ju mbuloje me lavde te cilat sic ngrihen ashtu dhe bien. Faktet tona nuk dalin ne facebook por atje ku gjykohen me mire ne mjedsiin shkencor. Hamendesimet tuaja shkruajini e argmentojini si duhet botojini ne artikuj nderkombetare bile me shkalle impakti sic i thone atje ku debatohet e verteta e jo per te coroditur njerezit. Besoj se sot duhet ti gezohemi jetes me 519 te sheruar, duhet tu themi falemnderit te gjithe ekipit te sherbimit epidemiologjik kudo qe me te gjtha mangesite qe kane bene ate qe askush nga ata hamendesues nuk e beri, te gjithe ekipit te infektivit qe me vetmohim beri te pamunduren, per te gjithe ekipin e ISHP qe nuk pati kure asnje vonese dhe testoi naten dhe diten qe rezultatet te jepeshin brenda 24 oreve dhe puna e gjurmimit, hetimit dhe izolimit te ndodhte brenda 24 oreve. Gezojuni kesaj e falenderoni kete gje kritikat e nevojshme duhet ti debatojme neser pasi vetem duke i analizuar permiresohemi por me profesionalizem dhe jo keqdashesi e mungese diturish.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT