Liria e medias, ShBA dhe BE: Nderojmë dhe mbështesim gazetarët shqiptarë

Ambasada e SHBA dhe ajo e BE në vendin tonë në Ditën e Lirisë së Shtypit vlerësojnë punën e gazetarëve shqiptarë, ndërsa e vënë theksin tek pavarësia e mediave.

“Thomas Jefferson ka të drejtë. Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne nderojmë gazetarët në Shqipëri dhe mbarë botën, të cilët guxojnë të bëjnë pyetje të vështira, gjurmojnë faktet & fuqizojnë njerëzit të arrijnë në përfundimet e tyre. Mediat e pavarura janë më të rëndësishme se kurrë”, shkruan në Twitter ambasada e SHBA.

Gjithashtu ne Facebook, ambasada shkruan: “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur. Përse? Një shtyp i lirë dhe i paanshëm ngre pyetje dhe kërkon përgjigje në emër të shoqërisë. Media informon publikun dhe ndihmon në përhapjen e ideve, gjë e cila përmirëson qëndrueshmërinë sociale, politike dhe ekonomike”.

Edhe zyra e BE në vendin tonë shkruan: “Ne riafirmojmë fuqimisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në Shqipëri dhe mbarë botën. Liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh. Ne i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e mediave që, megjithë rreziqet shtesë që vijnë nga #COVID19, po vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në rrethana të vështira, duke i dhënë një zë më të cënuarve dhe mbajnë pushtetin përgjegjës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT