Çipa: Gazetarët e kanë të vështirë që të marrin një informacion për investimet publike apo koncesionet

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa u shpreh se ka një mungesë transparenca nga institucionet në lidhje me informacioni e kërkuar nga mediat.
Ai shtoi, në një intervistë për Ora News, se për çështjen e krimit, shumë gazetarë përballen me krime dhe shantazhe, që vijnë nga anonimati.
“Ne konstatojmë se për shkak të mungesës së transparencës nuk vihet në dispozicion informacioni i kërkuar. Reporterët dhe gazetarët investigativë e kanë të vështirë që të marrin një informacion autentik në lidhje me investimet publike apo me koncesionet. Mbetet i paktë numri i redaksive që këmbëngulin te informacioni i kërkuar.
Për çështjen e krimit, shumë gazetarë përballen me krime dhe shantazhe, që vijnë nga anonimati. Organizata jonë dhe ato ndërkombëtare kemi ofruar solidaritetin tonë në lidhje me këto çështje”, u shpreh Çipa.