Koronavirusi, Von der Leyen: KE, 1 miliardë euro për vaksinën

“4 maji shënon një kthesë të rëndësishme në luftën tonë kundër koronavirusit; partnerët janë shumë, qëllimi është një“. Kështu deklaroi shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa njoftoi investimin e një miliardo eurove për zhvillimin e një vaksine, duke I dhënë kështu udhë maratonës për mbledhjen e fondeve “ Bota kundër Covid-19″.

“Duhet të bashkojmë forcat e të dhurojmë. Duhet të mbërrijmë të paktën shumën e 7,5 miliardë eurove”, shtoi ajo. Në mesin e muajit të kaluar,Von der Leyen do të kërkonte publikisht ndjesë për faktin që Italia, anëtare e bllokut, u la vetëm në betejën e saj kundër virusit.

“Po, e vërteta është se asnjëri nuk ishte i përgatitur për këtë”, deklaroi ajo përpara Parlamentit Europian, duke shtuar se “ shumë prej nesh nuk ishim afër Italisë për t`i zgjatur dorën që në fillim, e për këtë duhet të kërkojë thellësisht falje”.

Në kohën kur Italia u përball me një shpërthim të vrullshëm të virusit në fillimin e muajit mars, Franca dhe Gjermania i vunë kufizime eksportit të maskave të fytyrës. BE-ja është kritikuar në përgjithësi për reagimin e ngadaltë ndaj Covid 19, edhe ritmi i rrufeshëm I përhapjes së sëmundjes paralizoi mjaft qeveri e institucione ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT