Video e ngacmimit seksual/ Drejtori i Policisë bën apel: Denonconi çdo rast abuzimi

Rasti i fundit i një polici që është filmuar duke kryer veprime abusive ka bërë që vetë Policia të dalë me një apel për të gjithë, duke ftuar cilindo që ka raste të tilla të mos ngurrojë të denoncojë.
Ka qenë vetë drejtori i Policisë, që përmes një deklarate në emër të Policisë së shtetit ka dënur ashpër veprime të tilla që cënojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cënimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Ndërkohë, për rastin kanë nisur hetimet. Vetë polici, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim.