Rama i “kërcënoi” për mos dhënien e pagave, Biznes Albania letër Qeverisë

Biznes Albania përmes një deklarate për shtyp thotë se po ndjek me vëmendje situatën dhe gjendjen e bizneseve në vend të krijuar prej pandemisë së COVID 19. Pavarësisht masave dhe paketave të qeverisë, Biznes Albania konstaton se gjendja e biznesit në vend është shumë e vështirë.

Nisur nga kjo, Biznes Albania i kërkon qeverisë të rishikojë edhe njëherë marrëveshjen e saj me bankat në lidhje me kreditë, pasi ashtu siç është tani, kjo marrëveshje ia kalon të gjithë riskun bankave. Kjo ka bërë që bankat të kenë hezitim dhe të mos japin kredi.

Po ashtu, kërkohet të shihet mundësia e shtyrjes së pagesës së principalit të kredive për një vit si dhe të rishikohet mundësia për një garanci të dytë sovrane si dhe ndihma të tjera.

DEKLARATA PËR SHTYP E BIZNES ALBANIA

Biznes Albania po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën e ndërmarrjeve dhe gjendjen e ekonomisë! Përshëndesim të gjitha përpjekjet dhe masat e marra për të kombinuar ruajtjen e shëndetit të popullatës me hapjen graduale të ekonomisë!

Mbështesim pëpjekjet për hartimin e protokolleve për hapjen e biznesit, me qëllim ruajtjen e shëndetit të punonjësve dhe popullatës! Por Biznes Albania me keqardhje dhe shqetësim konstaton se shumë ndërmarrje vazhdojnë të jenë të mbyllura, në pamundësi të nisin aktivitetin dhe mjafte punonjës kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës dhe gjendja e biznesit është shumë e vështirë !

– Biznes Albania konstaton se vendimet të paketës së pare dhe asaj të zgjeruar nuk po gjejnë ende zbatim ! Biznes Albania konstaton se ka paqartësi dhe hezitim nga sistemi bankar për dhënien e kredive për pagat e punonjësve, pasi protokolli i hartuar midis qeverisë dhe bankave ja kalon të gjithë riskun dhe përgjegjësinë bankave! Ku është roli i shtetit?

-Biznes Albania i kërkon Qeverisë të rishikoj marrëveshjen me bankën, duke marrë me shume përgjegjësi me qëllim që bankat të mos hezitojnë në dhënien e kredisë për pagat!

Biznes Albania duke parë efektin ndihmues të shtyrjes së kredive për tre muaj dhe duke vlerësuar situatën e vështirë të mjaft ndërmarrjeve i kërkon Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë që të mundësoj shtyrjen e pagesës së principalit të kredive për  një vit, për të gjitha ndërmarrjet e prekura nga Covid 19!

– Biznes Albania i bën thirrje Qeverisë që të vihet në lëvizje garancia e dytë sovrane me qëllim që hapja graduale e ekonomisë të shoqërohet me dhënie kredie për bizneset që rinisin punën!

Biznes Albania këshillon qeverinë që protokollet e hapjes se bizneseve të bëhen në konsultim me shoqatat e biznesit dhe me tendence lehtësimi dhe me pak kosto për sipërmarrjen!

⁃ Biznes Albania i bën thirrje Qeverise , që të mos e konsideroj të mbyllur ndihmën dhe kontributin për ekonominë vetem me dy garancitë sovrane,  por të mendoj për të ndihmuar ndërmarrjet me likuiditete e kredi te shpejta me terma të buta dhe me afate të gjata kohore për shlyerje!

⁃ Biznes Albania beson tek aftesitë e sipërmarrjes shqiptare, që me një mbështetje akoma më të madhe të qeverisë të  fillojmë të nisim pune dhe të ngremë ekonominë shqiptare!

BIZNES ALBANIA,  Luan Bregasi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT