FOTO: “Kokë më kokë” për të marrë pensionin, të moshuarit dynden drejt sporteleve

Mungesa e informimit si dhe e ndërgjegjësimit ka sjellë radhë të mëdha në sportele ku merren disa shërbime, ndonëse vendgrumbullimet e mëdha të njerëzve është cilësuar “armiku” kryesor i përhapjes së koronavirusit.
Të pa pajisur me maskë, me një distancë “kokë më kokë” nga njëri-tjetri, qytetarë të shumtë u janë drejtuar zyrave të Postës në Tiranë, Fier, Korçë por jo vetëm, paraditen e kësaj të hëne.
Në këto zyra ka pasur radhë të mëdha nga ana e pensionistëve.
Në fotot nga JOQ shihen teksa të moshuarit nuk respektojnë asnjë nga rregullat bazë të kujdesit personal, edhe pse ata janë më të rrezikuarit.


