FOTO: Nuk është një pamje që e sheh përditë në rrugët e Tiranës

Ai nuk ka një shtëpi; as bibliotekë që ta ekspozojë “rastësisht” pas shpinës ndërsa pozon në rrjetet sociale.
Ndoshta këto libra të zhubravitur janë gjëja e vetme që i ka mbetur nga një jetë e dikurshme që askush nuk ia njeh. Ndoshta dikush i ka hedhur në mbeturina dhe ai i ka mbledhur. Ndoshta i përdor për zjarr për t’u ngrohur natën.
Gjithsesi, një i pastrehë i rrethuar nga librat nuk është një pamje që e shohim përditë në Tiranë.
Kjo foto e botuar nga DITA është bërë në rrugën Myslym Shyri, dy ditë më parë në Tiranë. Në të shihet një i pastrehë që lexon një libër i përqëndruar, ndërkohë që në tokë shihen libra të tjerë të shpërndarë rreth tij.
