Dy qytete dalin nga harta Covid, shërohen të gjithë të infektuarit

ISHP njoftoi sot për 17 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve që prej 9 marsit në Shqipëri.

Gjatë javës së shkuar nga harta Covid dolën Korça, Vlora dhe Durrësi, por ky i fundit shënoi një rast të ri dje duke u rifutur në zonën e qyteteve të infektuara.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme mësohet se nga harta Covid kanë dalë Lushnja dhe Mati, qytete në të cilat janë shëruar të gjithë të infektuarit.

Zona më problematike mbetet Tirana dhe Kruja.

Në Krujë janë infektuar prej një fasonerie, duke u kthyer në vatrën më të rrezikshme në vend.

Aktualisht, në Krujë janë 81 raste aktive me koronavirus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT