Shemben 18 pallate në Shijak/ Rama ndjek aksionin dhe flet për planin e zhvillimit

Në Shijak ka nisur shembja e 18 pallateve në zonën e Luginës, një nga më të prekura nga tërmi i 26 nëntorit, kur pritet që të nisë procesi i rindërtimit. Në total priten të shemben 30 pallate, 18 prej tyre në zonën e Luginës.
Banorët nuk kanë bërë rezistencë, kjo pasi banesat e tyre ishin të klasifikuara me rrezikshmëri të lartë. Shembja e banesave është bërë me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar.
Në Shijak ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë një inspektim të shkurtër të punimeve.
“Jam shumë i kënaqur se Shijaku pati një goditje të fortë. Të gjithë këto godina u bën të pabanueshme. Kryetari i bashkisë dhe ministri i rindërtimit me grupin e arkitektëve kanë bërë një punë fantastike. Një lagje krejt e re. Me godina të standardeve më të mira për jetesën. Me shkolla të reja e shërbime të një niveli tjetër. Edhe ata që kanë pasur dyqane e pika të ndryshme shërbimesh. Shijaku ka qenë i shkëputur nga sezoni turistik por me këtë transformim do të bëhet një pikë e turizmit të zonës. Dhënia me qira e hapësirave gjatë sezoni” tha kryeministri Rama.
Ai është shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana. Nga shembja e 18 banesave janë prekur 451 familje, por që kanë përfituar bonusin e qirave. Në total janë dëmtuar 10600 banesa, 2900 prej të cilave do të rindërtohen nga e para.