Negociatata, Soreca: Tani ‘topi’ është në kampin e Shqipërisë, BE e mori vendimin. Nuk ka më kohë për të humbur!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar sot se deri në fund të vitit do të çelen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ai thekson se ky është në fund të fundit, vullneti i 97 për qind të shqiptarëve.
“Tani topi është në kampin e Shqipërisë, BE e mori vendimin. Kushtet që duhen përmbushur janë të qarta.
Bashkimi Evropian, unë, kolegët e mi në Bruksel, të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë, por ka disa detyra shtëpie që duhen bërë në mënyrë që të çelen negociatat, ajo që ne e quajmë Konferenca e parë Ndërqeveritare.
Të gjitha këto do të bëhen për shqiptarët dhe ne jemi të sigurt që do të bëhen.
Nuk ka më kohë për të humbur dhe ambicia ime është që kjo konferencë të mbahet deri në fund të këtij viti, por gjithçka varet nga ajo se çfarë do të bëjnë institucionet shqiptare”, tha ambasadori i BE për Euronews Albania.