Delfinë në bregdetin shqiptar/ Apel peshkatarëve: Kujdes, janë të bukur dhe të rrallë (FOTO)

Prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun. Ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det! Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!

Me kërë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës. Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona.

Autoritetet e Zonave të Mbrojtura bëjnë thirrje që të mos peshkohen, sepse janë një pasuri, nga e cila Shqipëria fiton shumë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT