Kryemadhi: Ramën e kemi rrëzuar me kohë ne, tani me një këmbë po qëndron. Të fortin mund ta bëjë në media

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama është “i rrëzuar politikisht”, për shkak të situatës së rëndë ku ndodhet qeveria e tij.

Kryemadhi tha se pozicionimi politik dhe ekonomik i Ramës në këto momente është jashtëzakonisht i dobët.

“Ai është shumë i dobët, mund të themi që është i rrëzuar. Për sa i përket situatës politike se ajo e mban një parti në këmbë.

Nuk është i fortë, mund të jetë i fortë për të bërë karagjozin në media.

Por pozicionimi i tij ekonomik dhe politik është jashtëzakonisht i dobët”, tha Kryemadhi në TvT.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT