Protestë për heqjen e karantinës, aktivistët përplasen me Policinë në sheshin “Skënderbej”

Një protestë është duke u zhvilluar ditën e sotme në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar nën moton thuaji “jo diktaturës”. Ata pretendojnë se këto masa nuk janë të justifikuara pasi në Shqipëri nuk ka epidemi.

Mirëpo në tubim ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për t’i larguar.

Mësohet se efektivët kanë shoqëruar të paktën tre protestues me dhunë, ndër të cilët edhe avokati Zaçe Islami. Islami bëri thirrje që qytyetarët të mos i binden urdhërave të kryeministrit Edo Rama, pasi pretendon se përmes vaksinimit do të kontrollohen njerëzit.

Vendi vijon të mbetet në gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në qershor dhe grumbullimet e qytetarëve janë të ndaluara dhe të dënueshme nga ndryshimet e fundit të kodit penal.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT